ShowBiz

E akuzuan për shkatërrimin e fustanit ikonik të Marilyn Monroe, del e vërteta e Kimit

Kim Kardashian ka shkëlqyer këtë Met Gala me fustanin ikonik e Marilyn Monroe të krijuar enkas për këtë të fundit në vitin 1962, me të cilin ajo performoi duke i kënduar “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F. Kennedy.

Ky fustan mban vlerën rreth 4.8 milionë dollarë duke u cilësuar si fustani më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.

Zgjedhja e Kimit për ta veshur atë ka ngjallur shumë diskutime edhe para se ta akuzonin për shkatërrimin e tij pas natës së Met Gala.

Ndërsa Kim Kardashian po përballet me akuzat, në rrjet kanë qarkulluar disa video ku tregojnë se fotot krahasuese i përkasin plot gjashtë vite më parë. Kjo vërteton faktin se fustani ka qënë në gjendje të tillë edhe përpara se Kim ta vishte atë.

Link:https://www.buzzfeednews.com/article/stephaniesoteriou/kim-kardashian-accused-ruining-marilyn-monroe-dress

Burimi i fotove:

https://www.instagram.com/p/Cext-0cOmRh/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CdFEmpQr7vF/?utm_source=ig_web_copy_link