Lodrat e seksit dikur konsideroheshin tabu dhe “të pista”. Për të blerë një të tillë do të duhej të përdorje shumë mënyra për të fshehur identitetin, pasi mund të përballeshe me situata të sikletshme. Ndryshe nga më parë ku lodrat e seksit mund t’i gjeje vetëm në dyqanet përkatëse tashmë janë përhapur shumë faqe interneti nga ku mund të porosisni online ato.
Por si mund t’iu ndihmojnë lodrat e seksit në përmirësimin e jetës suaj seksuale?
Shumë gra ndoshta nuk kanë përjetuar fare orgazmë gjatë seksit me partnerin e tyre. Burrat ndonjëherë ankohen pasi e ndjejnë veten nën presionin për të arritur qëllimin e kënaqësisë së partneres. Në fakt nuk është një difekt i tyre pasi femrat e kanë shumë të vështirë të kalojnë në gjendjen e orgazmës. Por gjithmon ka një zgjidhje. Mund t’iu vijnë në ndihmë lodrat e seksit pasi ato ofrojnë stimulim klitorial në një mënyrë që eksitimi të jetë në nivelet më të larta gjatë marrëdhënies seksuale.
Një koncept i gabuar është se ato po largojnë jetën e shëndetshme seksuale mes një çifti. Theksojmë se lodrat nuk zënë domosdoshmërisht vendin e seksit tradicional, por përkundrazi synojnë ta përmirësojnë atë, duke u siguruar që të dy partnerët të ndihen të përmbushur dhe të kënaqur. Gjithashtu duke përdorur një vibrator në pjesë të ndryshme në gjithë trupin, ju mund të zbuloni zonat tuaja më eksituese.
Në rastet kur partneri juaj iu shpreh dëshirën për të futur lodrat seksuale në jetën tuaj seksuale, mos e shihni atë si fyerje ose sikur pala tjetër nuk është i kënaqur me ju. Kjo mund t’iu ndihmojë të dyve për të patur një eksperiencë më të zjarrtë në shtrat.
Linku: https://www.healthcentral.com/article/can-sex-toys-improve-your-sex-life
Burimi i fotos: pexele.com