Lifestyle

Ja disa këshilla shumë të vlefshme për kujdesin e lëkurës tuaj gjatë verës

Vera sapo ka filluar dhe temperaturat janë tepër të larta. Në këtë periudhë të nxehtë të vitit duhet të keni shumë kujdes për lëkurën tuaj pasi mund të shfaqen irritime që shkaktojnë acarime të bezdisshme në të. Më poshtë do t’iu listojmë disa këshilla të vlefshme që mund t’iu ndihmojnë ta trajtoni lëkurën tuaj me sa më shumë kujdes këtë verë.

Lajeni fytyrën për të hequr yndyrën e tepërt

Në verë, lëkura e yndyrshme mund të bëhet edhe më tepër e yndyrshme prej temperaturave shumë të larta. Këshillohet të përdorni një larës fytyre të përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës që mund të pastrojë thellë dhe të heqë të gjitha papastërtitë. Zgjidhni pastrues të butë, pa alkool dhe me pH të balancuar.

Përdorni Antioksidantë

Antioksidanët mund t’i merrni duke konsumuar shumë perime, agrume, çajra jeshil, por edhe duke i zëvendësuar ato me serumet antioksidante që bëjnë mrekulli për të hidratuar lëkurën tuaj. Përveç hidratimit ato ndihmojnë në rritjen e kolagjenit  dhe mbrojnë lëkurën tuaj nga acarimet e shkaktuara nga moti i nxehtë.

Serumi i vitaminës C

“Serumi i vitaminës C është një opsion i mirë i kujdesit të lëkurës për një rutinë verore.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, një pastrues, mbrojtës dhe ndihmon në reduktimin e pigmentimit të shkaktuar nga rrezet e dëmshme UltraViolet.

Mbani lëkurën tuaj të hidratuar

Hidratimi është thelbësor gjatë verës. Mund të përdorni maska hidratuese gjatë ditës dhe natës. Spërkatni fytyrën tuaj shpesh me ujë për të freskuar lëkurën tuaj.

Përdorni krem kundër diellit

Rrezet UV të diellit mund të jenë shumë të ashpra gjatë verës për lëkurën tuaj. Përveçse ju japin irritime, ato mund të shkaktojnë rrudha dhe njolla kafe në të. Një krem i mirë kundër diellit me SPF 30-50 është shumë i domosdoshëm për muajt e verës për të gjitha llojet e lëkurës.

Shmangni grimin e rëndë

Grimi i rëndë e pengon lëkurën të marrë frymë. Mund ta shmangni atë duke përdorur thjesht një krem dielli, ose hidratues dhe një balsam buzësh.

Pini më shumë ujë dhe lëngje frutash

Konsumi i ujit në verë duhet të jetë së paku 2-3 litra në ditë. Konsumimi  i frutave të freskëta ose të lëngjeve të tyre është një mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon në largimin e toksinave nga trupi. Mos harroni të konsumoni edhe kos.

Linku: https://skinkraft.com/blogs/articles/summer-skin-care

Burimi i fotos: pexele.com