Këngëtarja Miriam Cani ka shpërndarë në postimet e saj në Insagram disa nga momentet më kulminante të karrierës së saj muzikore.
Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në grupin muzikor “Preluders”.
Grupi u formua në talent show-n gjerman Popstars- Das Duell në 2003, dhe ka bërë histori me hite të suksesshme muzikore.
Miriam ka kujtuar plot mall vitet e hershme të karrierës së saj muzikore që ka përjetuar gjatë turneve me bandën e pop-it.
Në fotot e shpërndara nga këngëtarja, duket sikur koha
nuk ka kaluar për të.
Artistja pavarësisht kalimit të viteve vazhdon të duket rrezëllitëse si gjithmonë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bdk3-IlA7I4/