ShowBiz

Po humb fansat dhe Dagzin, ja çfarë ka për të thënë Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit qëndrime kritike.

Pavarësisht se ka marrë shumë kritika për replikat e saja të shpeshta kundrejt komenteve negative këtë herë ajo nuk u ndal.

Moderatorja është përgjigjur komentit të një fanse në Twitter që i ka shkruar se ajo “është duke humbur fansat, dhe së shpejti do të humbas edhe Dagz-in”.

Në replikën e saj Einxhel përgjigjet se nuk mendon kështu, madje poston edhe një pjesëz të bisedës së saj me Dagz ku ai i shkrun: Më mungon.

Kohët e fundit çifti nuk është shfaqur aq shpesh bashkë, por kanë treguar në intervista të ndryshme se lidhja është duke shkuar shumë mirë e madje nuk kanë ngurruar që të flasin edhe për planet për familje.

Linku: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/2861832798481420655/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/