Ndarja e papritur e Shakirës dhe Gerard ka bërë shumë bujë në mediat kudo në botë.
Çifti i njohur dhe shumë i dashur për mbarë publikun botëror që prej 12 vitesh bashkë është ndarë së fundmi për shkak të tradhëtisë së Piques.
Pas publikimeve kudo në rrjet për tradhëtinë e ndodhur mes çiftit, nuk vonoi shumë dhe ata e konfirmuan vet ndarjen e tyre në një dalje për mediat.
Pavarsisht situatës së vështirë që po kalon, Shakira ka marr mbështetjen e publikut të cilët po e dënojnë virtualisht Piquen dhe veprimin e tij. Pas kësaj situate ai rrezikon të humbas dhe punën e tij, por jo vetëm kaq.
Së fundmi janë parë shumë ndryshime në vilën ku jetonte më parë çifti ku ngjitur me ta banonin prindërit e Piques dhe Shakirës.
Sipas një raportimi, përmes Marca këngëtarja ka vendosur të ndërtojë disa mure ndarës në zonat e përbashkëta me vjehrrit e saj. Kjo gjë është shumë e kuptueshme pasi ajo është ndarë nga djali i tyre tashmë dhe për shkak të tij është duke u përballur me një situatë tepër të vështirë, ka raportuar gazetarja Laura Fe.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWv5ggZs8hw/