Lifestyle

Shqetësoheni për vonesën e periodave tuaja, ja zgjidhja

 Periodat tuaja mund t’u kthehen në makth të vërtet edhe kur ato harrojnë të vijnë edhe pse ndonjëherë dëshironi një pushim të gjatë prej tyre. Një nga shumë arsyet pse periodat tuaj mund të vonohen është pasi niveli i hormoneve mund të ndryshojë dhe prek ndërtimin e ciklit menstrual. Por ka disa metoda që iu lejojnë të kontrolloni ciklin tuaj duke mos iu lënë të shqetësoheni për to. Në rastet kur këto vonesa janë tepër problematike ose kur keni probleme të tjera përgjatë periodave atëherë këshillohet që të konsultoheni me gjinekologun për marrë këshilla mjekësore.

1.Bëni herë pas here banjë me ujë të ngrohtë

Ngrohja  e trupit duke bërë një dush të ngrohtë për 20-30 minuta, mundësisht disa ditë me radhë mund të rezultojë tepër efektive. Studimet thonë se nxehtësia relakson muskujt në bark dhe pjesën e legenit, duke lejuar kështu rrjedhjen e gjakut në mitrë për të filluar procesin e menstruacioneve.

2. Bëni ushtrime të lehta.

Një mënyrë tjetër për të nxitur ardhjen e periodave tuaja është ushtrimi për shkak të rrjedhjes së gjakut dhe kontraktimeve të muskujve që vijnë me ushtrime të thjeshta. Ato mund të bëjë që gjaku të qarkullojë, të zvogëlojë stresin dhe ndoshta edhe t’ju fillojë periodat.

3. Bëni seks.

Seksi është një mënyrë e lehtë për të përgatitur menstruacionet tuaja. Ai nxit rrjedhjen e mirë të gjakut në organet gjenitale dhe kontraktimet e aktivitetit seksual mund të ndihmojnë që mitra të fillojë të heqë mukozën e saj që pengon gjakderdhjen.

4. Hani ushqime të pasura me vitaminë C.

Ushqimet si portokallet, karotat, spinaqi dhe ananasi janë të pasura me vitaminë C që ndihmon me fillimin e menstruacioneve.

Vitamina C mendohet se rrit prodhimin e estrogjenit, i cili i bënë menstruacionet më të mundshme.

5. Pini çaj bimor.

Është spekuluar se disa çajra (dhe pirja e tyre deri në dy herë në ditë) mund të stimulojnë fillimin e menstruacioneve –ku veçohet çaji i majdanozit. Me sa duket, majdanozi është përdorur për të nxitur menstruacionet “prej shekuj”.

Çaji i majdanozit përveçse ndihmon në përshpejtimin e menstruacioneve, mund edhe t’iu vijë në ndihmë edhe kur jeni me menstruacione pasi ju relakson dhe ngroh barkun tuaj duke iu larguar dhimbjet.

Linku: https://www.yourtango.com/health-and-wellness/how-to-make-your-period-come-faster

Burimi i fotos: Pexels.com