Këngëtari shumë i njohur Ylli Limani ka qënë pjesë e festivalit që promovon stilistët e rinjë “Muza Competition” ku ka shkëlqyer si gjithmon me performancën dhe me paraqitjen e tij. Ai gjithmon ka qënë i preferuari i publikut për stilin e tij të veçantë, por mesa duket ai ka disa rezerva me veten për këtë gjë. I pyetur nga gazetarja e emisionit të Rudina Magjistarit nëse do të ishte bërë stilist nëqoftëse nuk do të kishte zgjedhur të bëhej këngëtar, ai dha një përgjigje epike mbi stilin e tij dikur.
“Jo aspak. Vetëm këto kohët e fundit jam mësuar pak me u vesh. Futu tek klipet e mia në fillim ose tek paraqitjet e mia në fillim dhe janë një tmerr i vërtet.”
Më tej ai theksoi se personi me të cilin ai konsultohej për veshjet e tij të klipeve ose paraqitjeve skenike ishte Valdrin Sahiti.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ceyr-gOK88l/?utm_source=ig_web_copy_link