ShowBiz

Rrëfimi emocional i moderatores, në vend që të hapja zemrën, hapa frigoriferin

Çrregullimet lidhur me  ushqyerjen janë një shqetësim i vazhdueshëm që na  prekin të gjithëve. Franceska Manzini, moderatorja e televizionit Italian ka “hapur zemrën” për të folur për problemet e saj me ushqyerjen në librin “Stay Manza”. Ajo ka rrëfyer se në moshën 15 vjeç filloi të vuante nga anoreksia, gjë që i shkaktoi humbje drastike peshë.

Kjo i krijojë moderatores probleme psikologjike dhe fizike, të cilat ndikuan tek vetëvlersimin që kishte ndaj vetes gjatë gjithë adeleshencës.

“Në vend që të hapja zemrën time dhe të përballesha sinqerisht me ndjenjat e mia, hapa frigoriferin. Ose e mbylla, sipas nevojës”, shprehet ajo.

Por me kalimin e kohës njerëzit ndërgjegjësohen, përpjekja për të kuptuar veten, për të mos dëgjuar vetëm frikën që fshihet pas një kaosi ushqimor është më e madhe sesa dhimbja. Përpjekja për të parandaluar që këto frikë të bëhen të vazhdueshme.

Periudha e shërimit për mua ka qënë një proces i gjatë dhe komplikuar vazhdoi ajo.

Françeska, me zemër të hapur dhe me aftësinë për të rrëmbyer buzëqeshjen duke u fokusuar te autoironia, me historinë e saj tregon se emocionale është çrregullimi i ushqyerjes dhe sa e lodhshme mund të bëhen me kalimin e kohës.

Ajo u shpreh se është e nevojshme gjetja e rrugës së ndërgjegjësimit, për të arritur paqen brenda dhe më pas jashtë vetes.

Linku: https://www.repubblica.it/salute/2022/06/14/news/francesca_manzini_dallanoressia_al_binge_eating_disorder_la_mia_lotta_con_il_cibo-353743729/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcXA6csKAUJ/