ShowBiz

Ylli i futbollit baba për herë të dytë? Zbulohen detajet e reja

Ylli i futbollit Mesut Özil është në prag për tu bërë baba për herë të dytë me bashkëshorten e tij Amine Gülşe, sipas mediave turke.

Modelja është fotografuar gjatë një festimi familjarë ku mund të dallohet barku i saj i rrumbullakosur.

Edhe pse deri tani asnjë prej tyre nuk e kanë konfirmuar lajmin, provat mbi shtatzaninë e mundshme të modeles janë të dukshme.

Çifti, i cili u martua më 7 qershor 2019, mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Eda, më 30 mars 2020.

Sipas transmetuesit turk NTV, gruaja e Özil, Gülşe, ish-Miss Turqia, është shtatzënë në muajin e tretë, transmeton portali rtv21.tv.

“Po rritet kaq shpejt, dua ta përjetoj çdo moment. Thamë se do të kemi pesë fëmijë, por Allahu e di më mirë. “Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla,” citoi NTV të ketë thënë Gülşe së fundmi.

Linku: https://www.dailysabah.com/sports/football/fenerbahce-star-mesut-ozil-wife-amine-gulse-expecting-2nd-child

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc-fDFpIXm0/