Hailey Bieber përballet me probleme ligjore lidhur me linjën e saj të kujdesit për lëkurën. Ajo është paditur për shkelje të markës tregtare nga një linjë e modës me të njëjtin emër ‘Rhode’.
Bashkëthemeluesit e markës së veshjeve ‘Rhode’ Purna Khatau dhe Phoebe Vickers ngritën padi kundër modeles 25-vjeçare në një gjykatë të qarkut në SHBA, sipas dokumenteve të siguruara nga PEOPLE.
Në dokumentet ligjore, Khatau deklaroi se ajo dhe Phoebe filluan kompaninë e tyre në vitin 2013 dhe i janë përkushtuar përmes shumë sakrificave dhe vështirësive personale rritjes së markës së tyre. Sipas tyre ajo markë konsiderohet luksoze pasi nga ajo është veshur Beyoncé, Rihanna dhe Mindy Kaling. Ky biznes supozohej të grumbullonte rreth 14.5 milionë dollarë këtë vit pasi paditësit pohuan se do të shtojë disa sektorë të tjerë me produkte si sendet shtëpiake, për make up dhe për kujdesin e lëkurës. Por me lançimin e markës së saj në fillim të këtij muaji, Hailey ka shkaktuar “konfuzion në treg”, gjë që ka dëmtuar më tej markën e dyshes, pohon Khatau.
Dokumentet e gjykatës përfshijnë edhe Justin Bieber pasi ai promovoi gjithashtu markën e gruas së tij në llogarinë personale.
“Ne kemi shqetësime të vërteta që lidhen me të ardhmen. Ne kemi derdhur gjak, djersë dhe lot në këtë markë për vite me radhë… Është zhgënjyese për ne që një grua sipërmarrëse, të cilën e kemi ndjekur prej kohësh, po përpiqet të shkatrrojë atë që kemi ndërtuar”, shtoi Khatau.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CejOBjAFF1D/?utm_source=ig_web_copy_link