Në puntatën e djeshme të emisionit “Goca dhe Gra” është folur rreth temës se si ndihen vajzat dhe gratë kundrejt lidhjes me burra të divorcuar që kanë fëmijë.
Në diskutimet rreth kësaj teme nuk ka munguar as reagimi i moderatores së programit Armina Mevlani.
Ajo është shprehur se ashtu si shumë të tjera, edhe ajo ka zgjedhur një burrë me fëmijë dhe këtë nuk e quan aspak sakrificë.
Blogerja e njohur u shpreh se e dashuron partnerin e saj, dhe se fëmijët nuk përbëjnë asnjë sakrificë në një marrëdhënie ku ka dashuri.
“Unë e kam zgjedhur me fëmijë. E kam dashur, se kam as problem dhe as sakrificë që ai ka fëmijë.” u shpreh ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=1ks_aec6TH4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdvnrMGN1zZ/