ShowBiz

Aktivistja Zhaklin Lekatari shpërthen keq ndaj Fifit, ja çfarë e revoltoi atë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fifi që në nisje të romancës së saj me Adis Patushi, nuk ka ngurruar ta bëj publike lidhjen ku herë pas here poston foto dhe dedikime për të dashurin e saj të zemrës.

Ajo ka bërë së fundmi edhe një dedikim romantik në Instagram për Adisin.

“S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di, ty ka met dediku veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty , po një gjë e di, për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime ,dashuria që e kërkova për vite me rradhë . Të dua Adis Patushi”, shkruajti Fifi në postimin e saj.

Mirëpo ditën e sotme ka ardhur një reagimi i papritur i gazetares Zhaklin Lekatari, regimet dhe deklaratat e së cilës gjithmon komentohen shumë në rrjet.  Aktivistja i është drejtuar këngëtares përmes disa videove në instastory. Ajo është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga dedikimi që kishte bërë këngëtarja partnerit të saj.  Ajo ç’ka e revoltoi aktivisten ishte fjalia ‘unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ të cilën e cilësoi si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një femër në shekulli 21.

Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja të cilat duhet ta ruajnë veten për partnerin e tyre. Ajo u shpreh se nuk i interesonte aspak se çfarë bën këngëtarja me jetën e saj, por nëse ajo mendon se vlerën ia jep partneri që ka në krahë atëherë duhet ta mbajë për vete dhe jo ta transmetojë në publik.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për  një burrë”. – u shpreh Zhaklin.

 

Link: https://www.instagram.com/stories/zhaklinlekatari/2867490890786694154/

Burimet e fotove: https://www.instagram.com/p/CclCFAqtA_h/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/Ca-fqKwtZSd/?utm_source=ig_web_copy_link