Kardashian postoi një video në llogarinë e saj në TikTok që grumbulloi shumë shikime, në të cilën prezantonte linjën e saj të re të kujdesit të lëkurës, SKKN BY KIM.
Në fund të videos së saj, Kardashian prezantoi ndjekësit me ambientin e zyrës ku ajo punonte.
“Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e jetës sime të përditshme në zyrë”, tha Kardashian përpara se të përfundonte videon e saj.
Ndërsa Kardashian rrotullohej rreth zyrës së saj, në video vihet re një karrige e gjerë prej druri me një shpinë të ulët në dukje të parehatshme që përdorej për të ftuarit.
Kaq mjaftoi dhe segmenti i videos u bë shumë shpejt viral pasi një faqe fansash e ka ripostuar atë. Ata e kanë cilësuar atë si të parehatshme dhe nuk vonoi kur një valë komentuesish vërshuan duke u ndarë të njëjtin mendim.
“Unë pyes veten se si njerëzit ulen në ato karrige,” shkroi një shikues.
“Më mirë do të ulesha në tokë”, deklaroi një tjetër.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeObY1uO_ak/?utm_source=ig_web_copy_link