Twitter është duke testuar një përditësim të ri i cili do t’i mundësojë përdoruesve të postojnë deri në 2500 fjalë.
Aktualisht Twitter lejon përdoruesit të përdorin deri në 280 karaktere.
Kompania deklaroi se morën këtë vendim sepse Twitter po bëhet gjithnjë e më i përdorshëm nga të gjitha grupmoshat.
“Përdoruesit po përdorin platformën për të publikuar përmbajtje më të gjata, dhe gjithëpërfshirëse”tha një burim pranë kompanisë.
Me këtë risi, Twitter dëshiron t’u lejojë përdoruesve të vendosin gif, foto dhe tipare të tjera në postime të gjata.
Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të modifikojnë postimet e tyre pasi ato të publikohen.
Ekspertja e mediave sociale, Laura Toogood u shpreh se:
“Shtimi i kësaj veçorie shtesë do të thotë që Twitter tani është në një pozicion për të konkurruar me disa nga platformat e njohura të blogjeve dhe potencialisht të tërheqë audienca të reja dhe lloje të ndryshme përdoruesish”.
Linku: https://techcrunch.com/2022/06/21/twitter-to-expand-into-long-form-content-with-upcoming-twitter-notes-feature/
Burimi i fotos: pexels.com