ShowBiz

G-Bani vendos në siklet Donaldin: “Nuk kam suksesin që ke ti me femrat”

Këngëtari i hitit të dikurshme “Të dua” G-Bani  është rikthyer pas shumë kohësh në ekran duke zbuluar detaje nga jeta e tij. Ai ka qënë larg syve të publikut për një kohë shumë të gjatë megjithatë kënga e tij vazhdon të dëgjohet me nostalgji edhe në ditët e sotme. Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku gjatë intervistës ai u pyet dhe rreth jetës private.

Këngëtari tha se nuk është në një lidhje dhe nuk e kurseu një ngacmim për Donaldin, teksa u shpreh se nuk ka suksesin që ka ai me femrat.

“Unë nuk jam as i lidhur as i martuar. Nuk jam bosh. Kam ndjenjat e mia për njerëz që i dua i dashuroj, por nuk i bëj publike. Për sa i përket suksesit me femra, suksesin që ke ti unë nuk e kam ta dish”, tha G-Bani duke e ngacmuar Donaldin, i cili duket se u vendos në siklet dhe ndërroi menjëherë rrjedhën e bisedës.

 

Link: https://youtu.be/Vx0-JIjmuz4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcNpEKLt629/?utm_source=ig_web_copy_link