Këngëtarja shumë e dashur për publikun Mariza Ikonomi vitin e kaluar zbuloi se ishte në një lidhje dhe se ndihej tepër e lumtur në krahët e partnerit të saj, por gjatë gjithë kësaj kohe është kujdesur të mos e zbulojë identitetin e tij.
Mirëpo edhe këngëtarja e njohur nuk i është shmangur dot pyetjes së shumëpërdorur për të gjithë ata që janë beqarë ose në një lidhje. E pyetur nga gazetari i emisionit “Stop” se kur do të martohej, përgjigjia epike e Marizës shkaktoi të qeshura mes tyre.
“Ehuu prit njëherë të pijmë këtë gotën ose këtë shishen, pastaj të shohim”, u përgjigj këngëtarja.
Link: https://youtu.be/Fuw-rOoWjFU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CVdoLimsUJe/?utm_source=ig_web_copy_link