ShowBiz

Olsi Bylyku përballet me akuzën e papritur nga Top Channel

Olsi Bylyku së fundmi është ndeshur me një rreng të fortë nga Top Channel.

Të gjithë i kujtojmë fillimet e tij në Portokalli. Salsano së bashku me Adi Pojanën kanë realizuar një telefonatë kurth.

Sipas rrengut Topi akuzon Olsin për marrjen e disa veshjeve nga garderobe e televizionit. Ata i kërkuan që të kthejë rrobat të cilat i ka marrë që në vitin 2016.

Olsi u habit nga kjo kërkesë dhe tha do të interesohem në shtëpi nëse janë.

Gazetarja dëgjohet t’i thotë: Rrobat duhen sjellë deri nesë ose duhet të paguash shumën prej 1000 eurosh.

Kaq ka mjaftuar dhe Olsi ka rënë në kurthin e tyre. Më pas Salsano i ka treguar se ishte shaka.

“S’jeni në terezi. Thash mos kam marrë ndonjë gjë nga turneu thashë se lash nam.”- u shpreh aktori.

Linku: https://www.instagram.com/topchannelalbania/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/olsibylyku1/?hl=en