Opinionisti i njohur Arjan Konomi gjatë udhëtimit të tij të fundit në Jordani është përballur me një të papritur që gati i ka kushtuar jetën. Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku zbulon se është shtruar në një nga spitalet e Ammanit, për shkak të një aksidenti që ka pësuar atje.
Si pasojë e këtij aksidenti, atij i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Arjani sqaroi se për pak desh e humbi krahun e tij. “Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem”, tha ai në video.
Në fund të videos ai theksoi se kjo është arsyeja se përse ka munguar në rrjetin social Instagram.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çfarë t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar tani në Instagram është për këtë arsye”, deklaroi Arjani teksa shihet tepër i prekur.
Link:
https://www.instagram.com/reel/CfUIyiig29fdkninFxO_4m6NmZx_Ak132_-ZKw0/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Caz6Bz0N0YX7ncpxgPKyGCmTNhYVUCgQ5hIizE0/