ShowBiz

Katër vite pas sherrit të bujshëm me Fifin rrëfehet Mentor Haziri mbi raportin e tyre

Ka kaluar rreth 4 vite nga debati i këngëtarit Mentor Haziri  dhe Fifit, ku shkak u bë një komenti i tij ndaj këngës së kësaj të fundit të kënguar në “Kënga Magjike”2018. Që nga ai moment  kanë shpërthyer disa debate përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale.

I ftuar në “E diell” ai u pyet nga moderatorja Nevina Shtylla se çfarë kishte ndodhur me raportin e tij me Fifin, por ai u shpreh se nuk ka pasur fare kontakte me këngëtaren dhe se nuk ia vlen të flitet për situatën e tyre pasi nuk është e rëndësishme sipas tij.

“Nuk kam komunikim apo kontakte. Nuk ka qenë asgjë e rëndësishme. Ishte thjesht një votim tek “Kënga Magjike” dhe nuk ia vlen të flasim për atë gjë”,  përfundoi ai. Me këtë përgjigje këngëtari la të kuptohet se mes tyre nuk është gjendur ende gjuha e përbashkët për të rregulluar raportin e krisur.

Link: https://youtu.be/q5DXQlN5U28

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cdd0LAUtUz5/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CebWby_oWf7/?utm_source=ig_web_copy_link