ShowBiz

Pas deklaratës së bujshme, Erjola Doçi ka diçka për tu sqaruar të gjithëve

Ditë më parë moderatorja Erjola Doçi deklaroi se ajo shpenzonte rreth 2 mijë euro për trajtimet e fytyrës dhe krehërin e këmbëve. Kjo deklaratë nuk u prit shumë mirë nga publiku, i cili nisi të komentonte negativisht pohimin e moderatores.

Siç është gjithmon prezente në “Tortuar” Erjola u dha përgjigje të gjithë kurioziteteve të komentuesve duke theksuar se ajo kishte prioritet kujdesin ndaj lëkurës dhe kostoja prej 2 mijë eurosh nuk vlente vetëm brenda një muaji.

Më tej gazetari Ervin Kurti i bëri pyetjen e shumëkomentuar nga publiku se kush e financonte moderatoren, ajo u përgjigj shkurt duke pohuar se të ardhurat i nxjerrë nga puna e saj, familja si edhe nga bashkëpunimet në rrjetet sociale.

“Na bën tag-u dy mijë dhe e lëmë me kaq se une nuk konsumohem shumë si imazh, bashkëpunojë kur duhet”, përfundoi Erjola.

 

Link: https://youtu.be/O8n9Kljf-_M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ca0iPqTtN5X/?utm_source=ig_web_copy_link