ShowBiz

Sindi habit me deklaratën për Olsa Muhametin: “E urrej padrejtësinë…”

Konkurrentja e sezonit të dytë të Përputhen, Sindi Loci pas largimit të saj nga programi vërshoi me një lumë akuzash të rënda ndaj produksionit dhe veçanërisht ndaj vetë autores së programit Olsa Muhameti.

Për shumë kohë konkurrentja e akuzonte autoren e programit për skenare dhe mashtrime ndaj publikut.

Mirëpo së fundmi Sindi ka habitur me deklaratën e dhënë për Olsa Muhametin. Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Olsa nuk do të jetë më autorja e Përputhen për sezonet e ardhshme. E pyetur nga ndjekësit e saj nëse ndihej e kënaqur me largimin e Olsës nga emisioni i dashurisë, Sindi ka dhënë këtë përgjigje që në fakt i ka habitur të gjithë.

“U kënaqe që u largua Olsa nga Përputhe? Mendon se është më mirë që iku?”, u pyet nga një ndjekës.

“Jo nuk më bëhet qejfi asnjëherë kur dikujt i heqin punën që e ka bërë me mish e shpirt nga duart! Keq apo mirë tjetër temë kjo! Është sikur të rrisësh një femijë 3 vite, ta ushqesh dhe të vijë dikush të ta marrë nga duart! Nuk është e drejtë përpos problemeve që unë i kam cekur që kam me të. E urrej padrejtësinë dhe më vjen shumë keq!”, u përgjigj Sindi.

 

Link: https://www.instagram.com/stories/_cindyloci_/2869264136798238305/

Burimet e fotove:

https://www.instagram.com/p/CcEAzXvoFeC/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CYwax2BtKsM/?utm_source=ig_web_copy_link