Sara Hoxha ka realizuar një lojë me pyetje në Instagram, ku ndjekësit mund ti drejtonin pyetje lidhur me kuriozitete që kanë rreth saj.
Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse është “toksike” si partnere. Kjo pyetje ka ardhur si pasojë e faktit se Sara e shoqëron Ledrin pothuajse në të gjitha koncertet e tij muzikore.
Sara është përgjigjur komentit se nuk është “toksike” ose xheloze duke sqaruar se në shumicat e koncerteve të Ledrit ajo shkon e shoqëruar me miqtë dhe familjarët e tyre. Ajo ka treguar se di të ruaj një balancë të shëndetshme ndërmjet jetës personale dhe profesionale të Ledrit.
Ajo shkruan se: “Ti shkoja hajde de por spo i shkoj fare. Rastisë në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëzit e mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”
Linku: https://www.instagram.com/stories/sarahoxha/2870035503161093663/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CN762M1hpd4/