ShowBiz

Elita feston ditëlindjen, Gjiko zgjedh mënyrën speciale për ta uruar

Moderatorja Elita Rudi feston sot ditëlindjen, dhe sigurisht që nuk  mund  të mos mungonte një surprizë nga bashkëshorti i saj Gjiko.

Çifti aktualisht  ndodhen duke u relaksuar  me pushime në Turqi. Reperi ka vendosur ta suprizojë bashkëshorten që në mëngjes duke i shkuar në shtrat teksa ajo flinte, me tortën dhe qirinjtë në dorë.

“Mirëmëngjes luleshtrydhe”, dëgjohet t’i thotë Gjiko Elitës duke i kënduar gjitahshtu këngën e ditëlindjes.

Nga reagimi i saj në video, Elita duket e suprizuar dhe e lumtur teksa reperi nuk nguroi t’i bënte dhe foto për t’i postuar më pas me mbishkrimin “Birthday girl”. Në fotot e postuara nga Gjiko shohim se çifti është duke e festuar ditëlindjen e moderatores plot dashuri dhe shampanjë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/gjikotheflyboy/2870504179025043989/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Car2N2uIDbF/