ShowBiz

Mikela konfirmon ndarjen nga Erioni, ja çfarë zbulon në deklaratën e fundit

Pas përfundimit të Për’puthen Mikela dhe Erioni ishin çifti i cili ndanin vazhdimisht me ndjekësit  momente nga jeta dhe romanca që po jetonin bashkë.

Kanë kaluar disa javë dhe është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se çifti mund të jenë ndarë.

Me anë të një postimi në Instagram story ish konkurentja e Për’puthen duket se ka dhënë një lloj konfirmimi për lidhjen me Erioni, me të cilin doli çifti nga porgrami disa muaj më parë. Ajo u pyet nga një ndjekës se pse nuk e kanë parë me Erionin kohët e fundit dhe nëse janë ndarë apo jo?

Pyetje të cilës Mikela  i është përgjigjur:  “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje”.

Më tej në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruan: “Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/mikela_pupa_official/2870098090800403726/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CavNBrLL2x3/