Lifestyle

I nxehti afrikan pushton vendin, temperaturat shënojnë rritje të frikshme

Në  Shqipëri do të vijojnë të jenë prezente edhe sot masat ajrore me origjinë Afrikane duke sjell në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të ketë lujatje  temperaturash në të gjithë territorin e vendit me vranësira kryesisht në  zonat veriore dhe verilindore.

Sipas Meteoalb parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C në pikun e ditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: Meteoalb

Burimi i fotos: pexels.com