ShowBiz

MGK rrëfen tentativën për vetëvrasje gjatë një telefonate me Megan Fox

Machine Gun Kelly në dokumentarin e tij të ri “Life in Pink”, rrëfeu një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Reperi tregoi se kishte tentuar të vriste veten teksa fliste në telefon me aktoren Megan Fox një natë të errët korriku në vitin 2020. Ai shpjegoi se shkaku i gjendjes së rëndë psikologjike ishte vdekja e babait të tij, për të cilën vuajti shumë.

“Nuk doja të largohesha nga dhoma ime dhe fillova të errësohesha shumë, vërtet, shumë. Megan shkoi në Bullgari për të xhiruar një film dhe unë fillova të ndjeja këtë paranojë vërtet të egër. Nisa të bëhesha paranojak dhe mendoja se dikush do të vinte dhe do të më vriste,” kujton MGK.

Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, shtoi se ai do të flinte gjithmonë me një armë gjahu pranë shtratit të tij, por atë ditë e humbi vetëkontrollin.

“E telefonova Meganin dhe i thashë: “Ti nuk je këtu për mua”.Më pas e futa armën në gojë. Po bërtasja në telefon dhe tentova të shkrepja armën, por ajo kthehet lart dhe plumbi thjesht bllokohet. Megan qëndronte e heshtur si e vdekur.”

Kelly tregoi se në atë moment e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull, dhe vendosi të përpiqej të hiqte dorë nga droga edhe pse nuk e pohoi faktin nëse gjatë atij incidenti ishte nën efektin e saj.

Kelly deklaroi se Fox, “u bë diell” për të, duke thënë se gjithë bota e tij rrotullohej rreth saj dhe ishte ajo që e ndihmoi atë të rritej dhe i dha jetë.

Link: https://pagesix.com/2022/06/27/mgk-almost-shot-himself-on-a-call-with-megan-fox-i-just-fking-snapped/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CY9QkhVF46t/?utm_source=ig_web_copy_link