Disa ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në SHBA në lidhje me ndalimin e abortit, Facebook dhe Instagram kanë filluar të heqin postimet që reklamojnë pilulat e abortit.
Postimet e tilla ku shpjegonin dhe se si mund të bëheshin porositë me postë kanë shpërthyer ditët e fundit në platformat sociale si Twitter, Facebook, Reddit dhe Instagram.
Sipas një analize nga firma e inteligjencës mediatike Zignal Labs deri ditën e diel numëroheshin më shumë se 250,000 postime të tilla.
Disa nga postimet shpjegonin se si njerëzit mund të marrin ligjërisht ilaçe për abortin me postë në të gjithë SHBA-në.
Në disa postime të tjera, përdoruesit individualë ofronin dërgesa të recetave me postë për gratë që jetonin në shtetet që ndaluan abortin pas vendimit të gjykatës supreme të së premtes.
Pothuajse menjëherë, Facebook dhe Instagram filluan të heqin disa nga postimet.
Në një email, një zëdhënës i Meta-s vuri në dukje se politikat e kompanisë ndalojnë shitjen e pilulave të abortit njësoj siç vepron me artikujt e caktuar, duke përfshirë armët, alkoolin, drogat dhe produktet farmaceutike.
Burimi i fotos: pexels.com