Moderatorja Aulona Musta duke se është lodhur nga persona të cilët i shkrujnë vazhdimisht për të ndarë problemet e tyre.
Në një video postuar në Instagram ajo shprehet se merr shumë mesazhe në ditë, nga njerëz që nuk i njeh dhe përpiqet t’i bëjë terapisten duke i zgjidhur problemet.
Ajo çfarë e ka revoltuar më shumë Aulonën është se këta persona as që nuk e ndjekin në Instagram.
Në videon e postuar ajo shprehet:
“Kam një këshillë të sinqertë për të gjithë ju që më shkruani mesazhe dhe më kërkoni këshilla për çfarëdolloj gjëje që ka lidhje me jetën tuaj.
Në momentin që e merrni mundimin që të shkruani këtë mesazh që unë të harxhoj nga koha ime për t’iu përgjigjur, minimumi duhet të më keni follow.
Nuk e kuptoj se si mund të më shkruani, të pretendoni që unë t’iu jap nga koha ime, aq më tepër në mes të pushimeve, dhe ju nuk më keni as follow. Kjo nuk ka kuptim edhe ju këshilloj që edhe në jetën tuaj reale të krijoni marrëdhënie me njerëzit, të jepni edhe të merrni.
Marrëdhëniet e një anshme nuk janë të shëndetshme” përfundoi ajo.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeixeMTtyda/