ShowBiz

Fationi i nxjerr bojën Atdheut, zbulon detaje nga jeta e tij personale

Fation Kuqari dhe Atdhe Xharavina ishin të ftuar  në emisionin “Ftesë në 5”, ku folën rreth miqësisë dhe projekteve që kanë aktualisht në zhvillim.

Përsa i përek miqësisë në Për’puthen Fationi tha se: “Atdheu sa erdhi dhe donte pak vëmendje kështu që u kap me luanin, me mua.”- duke ironizuar kështu konfliktet që mund të kenë pasur gjatë emisionit.

I pyetur më pas se si i ka Atdheu raportet me vajzat, Fationi nuk u kursye aspak me komentet. Ai tha se Atdheu bie shpejt në dashuri me një vajzë edhe pse thjesht mund të ketë folur me të . Më tej, shtoi se këtë e shpreh edhe në rrjetet sociale me dedikime, këngë apo foto.

Ai u shpreh se: “Ndonjëherë bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk mora vesh se për kë” përfundoi ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=8ZqnbtOflC4

Burimi i fotove: https://www.instagram.com/p/CUiFIQrMpFj/

https://www.instagram.com/p/CdyckZ6tSiH/