Reperi italian Fedez ka ndaluar për një moment koncertin e organizuar prej tij “MiLove”, në Piazza Duomo të Milanos, për të falënderuar mjekët që i shpëtuan jetën nga sëmundja e rëndë.
Ai nuk harroi të falenderonte partneren e tij, blogeren e famshme dhe shumë të dashur për publikun, Chiara Ferragni, e cila përgjatë atij momenti u prek dhe dukej me lot në sy.
“Falënderoj personin më të rëndësishëm që më ka qenë pranë dhe që është gruaja ime. Të dua shumë“, u shpreh këngëtari.
Më pas këtë dedikim të ndjerë Chiara e ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Dyshja e njohur asnjëherë nuk ngurron ta shfaqi hapur në publik dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, ndaj janë kthyer si një nga çiftet më të preferuar për të gjithë, jo vetëm për publikun italian.
https://www.instagram.com/reel/CfYaGC1q6RP/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CegX6QeKayg/?utm_source=ig_web_copy_link