ShowBiz

Pas puthjes me Selenën, Cara Delevingne rrëfen emocionet që përjetoi

Cara Delevingne dhe Selena Gomez kanë qënë mikesha prej një kohe të gjatë në Hollywood, ku nuk kanë nguruar të ndajnë momente nga miqësia e tyre.

Së fundmi Cara puthi Selena Gomez në episodin e dytë të sezonit të dytë të “Only Murders in the Building” dhe fansat aq deshën.

Cara interpreton në filmin  e ri të Selenës një koleksionuese arti, dhe në një nga skenat dyshja ka shkëmyer një puthje që ka suprizuar fansat.

Përsa i përket puthjes modelja e njohur u shpreh se:

“Ishte shumë argëtuese! A nuk do të dëshironte çdokush në botë ta puthte Selenën? Është një nga ato gjëra , që kur e njeh dikë aq mirë, është komode dhe argëtuese”.

Ajo vazhdoi deklaratën e saj duke thënë se.

 “Nuk arrijmë dot ta shohim njëra-tjetrën aq shpesh sepse jemi shumë të zëna. Tani pata mundësinë të kaloja kohë me të duke punuar, dhe ishte  një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ajo është e shkëlqyer, një nga aktoret e mia të preferuara që kam punuar ndonjëherë.”

Linku: https://www.capitalfm.com/news/cara-delevingne-kiss-selena-gomez-only-murders-in-the-building/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CW9AYbJKNHf/