Sport

Futbollisti i kombëtares bëhet zyrtarisht pjesë e Interit

Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani është blerja me e re e ekipt italian të sportit, Inter.

Mesfushori i Kombëtares, ka përfunduar të gjitha vizitat mjekësore dhe proçedurat e pranimit me ekipin italian dhe është drejtuar për në zyrat qendrore të zikaltërve për firmosur kontratën.

Në një postim në Instagram të klubit të futbollit është shpërndarë një foto ku shihet futbollisti duke firmosur kontratën ku shkruhet: “Mirësevjen në Inter Kristjan”.

Pagat e Asllanit nuk është shpallur zyrtarisht nga klubi, por në mediat italiane është raportuar të jetë rreth 1.2 milionë euro neto në sezon duke përfshirë shtesat.

Mesfushori 20 vjeçar nga Elbasani, bëri debutimin e tij në Serie A me skuadrën toskane sezonin e kaluar duke u shfaqur 23 herë në ligën italiane ku arriti suksesshëm të  shënoj një gol.

Linku: https://sempreinter.com/2022/06/30/official-inter-complete-signing-of-kristjan-asllani-from-empoli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfb3J7RojwU/