Pothuajse të gjithë ne ndajmë të njëjtin mendim se meshkujt janë më shumë të prirur të mendojnë më shumë për seksi. Natyrisht, kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk duhet të mohojmë faktin se meshkujt kanë nevojë edhe për gjëra të tjera që nuk lidhen gjithmon me aktivitetin seksual.
Do të ndajmë me ju disa këshilla që lidhen me pesë nevojat shpirtërore që përmbushin një mashkull gjatë një lidhjeje.
1. Meshkujt kanë nevojë për komplimeta.
Ndoshta ngaqë ka ekzistuar gjithmon miti se femrat ‘vdesin’ për komplimenta, për gjinin tjetër kjo mund të tingullojë çuditshëm edhe nga vetë ata. Megjithatë ky fakt është i vërtetë. Sigurohuni që të jetë një kompliment i vërtetë dhe partneri juaj do të ndihet shumë mirë dhe i vlerësuar.
2. Respektojeni pa kushte
Shprehja ‘Respekti është reciprok’ merr jetë në këtë diskutim. Nëse e respektoni siç duhet mashkullin që keni në krah me shumë gjasa të njëjtën gjë do të bëjë edhe ai me ju. Nëse përpiqeni që ta ndërtoni marrëdhënien tuaj mbi bazën e respektit do të ia dilni gjithmon, pavarësisht rrethanave, të mbani një raport të shëndetshëm.
3. Ndaloni së kërkuari llogari për çdo veprim
Liria për një mashkull është shumë e rëndësishme, po aq sa për një femër. Nëse krijoni besim tek ai dhe mundoheni që ta mirëkuptoni ka gjasa se kjo sjellje do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënies suaj, pasi besimi i femrës tek një mashkull është një pikë kyçe.
4. Mbështeteni përmes gjuhës së trupit
Përveç prekjeve dhe puthjeve në momente intime, për meshkujt kanë rëndësi edhe gjatë momenteve të tjetra të ditës. Përpiquni ta përqafoni dhe prekni edhe ndërsa ai po përballet me situata të vështira. Do ta ndihmoni të ndihet më mirë.
5. Kujtohuni ta falenderoni dhe të kërkoni falje
Kjo duket si një gjë e vogël për t’u bërë, por nëse burri juaj bën gjithçka për ju, falenderoni atë. Gjithashtu nuk është turp të kërkoni falje sa herë që kuptoni se keni vepruar ashpër ndaj tij edhe nëse gabimi nuk është i juaji. Kërkesa për falje mund ta qetësojë gjendjen tuaj dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë me ju.
Link: https://attracttheone.com/understanding-men/5-things-men-want-more-than-sex/
Burimi i fotos: pexels.com