Gjatë një paraqitjeje në një intervist me Dave Portnoy, këngëtarja Olivia O’Brein u pyet se çfarë ndodhi mes lidhjes së saj dhe Pete Davidson.
Këngëtarja tha se ajo filloi të takohej me Pete në tetor 2020 dhe se ai i ndërpreu gjërat në një mesazh kur filloj të takohej me aktoren Phoebe Dynevor të Bridgerton.
“Ai më dërgoi mesazhe dhe tha: ‘Po shoh dikë tjetër. Pra, nuk mundem”, u shpreh ajo.
Artisja këmbënguli se ai është një djalë i mirë dhe kishte gjëra të mira për të thënë për të, duke shtuar: “Ai është simpatik, dhe me të vërtetë qesharak. Ai është një djalë vërtet i ëmbël.”
Burime pran Pete thotë se historia nuk është aspak e vërtetë. Në një deklaratë për E!News, burimi tha se ai dhe Olivia “ishin miq dhe u shoqëruan disa herë”.
Linku: https://www.justjared.com/2022/06/30/pete-davidson-responds-to-olivia-obriens-claims-that-they-dated/2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CYLqH0QrXwe/