Aktualitet

Rriten sërish rastet me Covid-19, specialistët ngrenë alarmin

Janë rritur në mënyrë të papritur  rastet me covid-19 në Republikën e Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në faqen zyrtare ku ka informuar se rastet me covid kanë filluar të rriten sërish.

Në publikimin e statistikave ditore të ministrisë së shëndetësis raportohet se në datën 29 Qershor 2022 janë rregjistruar gjithësej 581 raste të reja ditore me Covid-19.

Kjo shifër është dyfishuar nga krahësimi  një jave më parë (22 Qershor 2022)  ku numëroheshin në total 227 raste të reja.

Shqipëria është në fillimet e një valë tjetër nga nënvarinatet e Omicron. Ekspertët e institutit të shëndetit publik nuk përjashtojnë mundësinë e qarkullimit të mutacioneve të reja Ba4 dhe Ba5 në Shqipëri, edhe pse nuk janë konfirmuar si raste të reja.

Specialistët e ISHP deklarojnë se pandemia ende nuk ka mbaruar edhe pse nënvariantet e Omicron janë më të lehta se mutacionet e para të Covid-19.

Këshillohet kujdes qytetarëve në këto momente ku rastet janë duke u rritur sërish.

Linku: https://shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-1534-testime-581-qytetare-te-infektuar-asnje-humbje-jete-dhe-217-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: pexels.com