ShowBiz
jlo

Dannii Minogue zbulon arsyen qesharake pse J.Lo refuzoi shfaqjen

Këngëtarja austrialiane Dannii Minogue ka zbuluar së fundmi se Jennifer Lopez refuzoi të performonte në emisionin legjendar muzikor të BBC-së “Top of the Pops” derisa kërkesat e saj të plotësoheshin.

E ndërsa mendonim se arsyeja do të ishte me rëndësi, këngëtarja pohoi se diva refuzonte të këndonte nëse dhoma e saj e zhveshjes nuk do të ridekorohej sipas kërkesës së saj.

Aussie, theksoi se ajo dëshironte që ‘gjithçka të ishte e bardhë’.

“Isha në Top of the Pops dhe më thanë se Jennifer Lopez ishte rrugës, por ajo refuzonte të performonte nëse dhoma e saj në prapaskenë nuk ridekorohej.

Më thanë se gjithçka duhej të ishte e bardhë, duke përfshirë edhe divanin. Kërkova të hyja dhe të shihja dhomën pasi ajo nuk ishte aty në atë moment… Unë po përgjoja çdo detaj,” tha ajo me shaka.

 

Link: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/dannii-minogue-says-jennifer-lopez-27362685

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZxk1MpPjFg/?utm_source=ig_web_copy_link