Aktorja e njohur Rudina Dembacaj njihet për komunikimin pakomplekse dhe plot humor.
Shpesh ajo realizon biseda virtuale me ndjekësit në Instagramin e saj dhe jo rrallë herë jep përgjigje epike, të cilat e karakterizojnë.
E pyetur nga një ndjekës se kush është pika e saj e dobët, përgjigjen e aktores nuk mund ta merrni me mend.
“ Këmba e majtë! Më bllokohet shpesh, më dhemb shumë. Më shpien hopa tek fizoterapisti”, përgjigjet Rudina plot humor.
Por nuk mungoi as pyetja për pikën e saj më të fortë, të cilën aktorja e rrëfeu vetëm me një fjalë të vetme:
“Truri”, duke e shoqëruar me emoji të qeshurash.
Link: https://www.instagram.com/stories/rudinadembacaj/2872777139380325052/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc90NTwowLd/?utm_source=ig_web_copy_link