Dashi
Dita sot rezervon për ju situata të lodhshme por premtuese, do të mund të realizoni një projekt me një person tjetër të shenjës tuaj apo Luanit. Sigurisht që jo të gjitha projektet që keni në mendje do të mund të realizohen, por sot është një ditë e mirë për të realizuar njërin prej tyre.
Demi
Të lindurit e kësaj shenje do të kenë një ditë të rëndësishme për sa i përket punës, por duhet të mbroheni nga akuzat e njerëzve që në një farë mënyre përpiqen të ngadalësojnë suksesin tuaj. Duhet të keni kujdes me paratë dhe shpenzimet tuaja.
Binjakët
Këto ditë do të përjetoni ditë të veçanta në dashuri. Imagjinata është e rëndësishme, i vetmi rrezik është kur keni shumë kreativitet dhe sidomos në fillim të një lidhjeje mund të krijoni shumë pritshmëri që mund t’iu zhgënjejnë.
Gaforrja
Këto ditë do të ndiheni sikur po shkoni drejt qetësisë, por ka ende probleme fizike, tensione, dhe çështje të pazgjidhura në jetë tuaj. Të dalësh kundër dikujt në nivel ligjor është e kotë dhe ndoshta do të ketë edhe tensione nga ky këndvështrim.
Luani
Ju nuk keni pse të shqetësoheni nëse do të ketë ndonjë betejë, sepse në fund do të jeni fitimtarë. Yjet ju favorizojnë kështu që nëse dikush përpiqet t’ju bllokojë ju mund të reagoni.
Virgjëresha
Është momenti të reflektoni më mirë mbi veprimet tuaja.
Ndoshta keni qenë paksa shumë krenar dhe të ashpër në reagimet tuaja, keni menduar se mund të bëni gjithçka vetë, por më pas nuk ndodhi kështu. Dashuria do të jetë mirë gjithashtu.
Peshorja
Për të lindurit e kësaj shenje, ditët e ardhshme do të jenë në periudhë e mirë rikuperimi.
Do të ndiheni më afër me partnerin tuaj. Deri më tani, fati ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, një fat që nuk mund të luftohet por vetëm të përmbushet.
Akrepi
Kjo do të jetë një ditë e çuditshme, dhe me tensione. Ndoshta edhe ju keni diskutuar me një person, ndoshta me një pjesëtar të familjes.
Nëse e doni dikë kaq shumë, është normale të përjetoni tensione, por mos lejoni që krenaria të rrezikojë marrëdhëniet tuaja.
Shigjetari
Në lidhjet afatgjata ekziston rreziku që të keni shpërqendrime, ndonjëherë mendoni se keni bërë gjënë e duhur, por në realitet nuk jeni të sigurt për të. Mund të keni tundime nga jashtë, ata që punojnë larg partnerit duhet të përpiqen ti qëndrojnë besnik ndjenjave të tyre.
Bricjapi
Për fat të mirë, këto dy ditë do të jenë të ndryshme nga ditët e kaluara, të cilat do t’iu sjellin emocione dhe gëzim. Fundjava ju rezervon supriza të favorshme. Në punë do t’iu duhet të përpiqeni pak më shumë.
Ujori
Mundohuni të shmangni polemikat këto ditë sepse thjesht nuk ia vlejnë. Do t’iu duhet të zgjidhni çështje më të rëndësishme sesa polemika të vogla. Ndoshta është koha për të rikthyer në lojë një projekt që ju intereson shumë.
Peshqit
Sot do të jetë një ditë pozitive, ndaj do të jetë mirë të flisni nëse keni lënë pezull një çështje apo grindje me dikë. Vlerësoni me qetësi propozimet që do t’iu vijnë.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-weekend-le-previsioni-di-oggi-sabato-2-luglio-2022/
Burimi i fotos: pexels.com