Elhaida Dani është një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar. Fama e këngëtares ka kapërcyer kufijët shqiptar, duke e kthyer suksesin e saj në ndërkombëtar. Në një intervistë në emisonin “A live night” me Ledion Liçon në Top Channel, këngëtarja rrëfeu momentin më të vështirë të jetës dhe karrierës së saj.
Ajo rrëfeu se: “Në momentin që vendos të marr pjesë në audicionet e ‘Ethet e së premtes mbrëma’, e kalova fazën e parë. Aty ndizet më në fund brenda meje zjarri. Familja fillon të më marrë seriozisht, qenka diçka e mirëfilltë. Pastaj erdha në Tiranë për fazën e dytë të audicioneve dhe këndoj një këngë të Whitney Houston ‘I have nothing’. Nuk dija asgjë, gjithçka ishte emocionale, e pastudiuar. Nuk kalova dhe mbaj mend ishim në makinë me mamin dhe me babin kur e mora vesh dhe kam qarë nga Tirana deri në Shkodër. I thashë unë më kurrë nuk dal në skenë për të kënduar. E kisha ndarë mendjen që nuk do këndoja, por pas shumë pak ditesh ndodhi që, në Shkodër erdhi stafi i ‘Star Academy’. Ishte babi që insistoi dhe pjesa tjetër është histori. Mora sigurinë që, mund të jem këngëtare sepse audicioni shkoi shumë mirë, i dyti akoma më mirë. Pashë veten në televizion javë pas jave, derisa u shpalla fituese.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=EbA2eugTvF8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWvBuvEP0wh/