ShowBiz

“Janë keqkuptuar gjërat”, Alesio i rikthehet konfliktit me Nora Istrefin

Menaxheri Alesio Alia  ka qënë i ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” të moderatores Orinda Huta, ku i është rikthyer edhe një herë konfliktit të tij me këngëtaren Nora Istrefi.

Lidhur me konfliktin disa javë më parë ai u shpreh se:“Janë keqkuptuar gjërat. Janë muhabete që s’ia vlen t’i flasësh, sepse unë thjesht dhashë mendimin tim. Me kë ke fituar, me kë s’ke fituar… s’thashë asgjë të keqe. Pastaj u bë e madhe. S’e bëra me qëllim, ky është një biznes që edhe humb, edhe fiton.”

Ndërkoh javë më parë ishte vet këngëtarja ajo që e akuzoi Alesion për mungesë profesionalizmi, i cili kishte përfolur publikisht kontratat e tyre private.

Këngëtarja Istrefi e ka akuzuar menaxhein se nuk i ka marrë me profesionalizëm organizimin e koncerteve muzikore duke shkaktuar konfuzion jo vetë në shitjen e biletave por edhe planifikimet e tjera.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=rR1YuClc-1o

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWXaURGvoNj/