Lifestyle

Disa mënyra efikase se si të eleminoni erën e keqe të djersës

Do t’iu tregojmë disa mënyra të thjeshta dhe natyrale për të hequr qafe erën e keqe të djersës.

1. Mundohuni të veshni veshje pambuku

Eleminoni veshjet me përbërje sintetike si poliesteri pasi  shtojnë lagështinë dhe bakteret në trupin tuaj duke krijuar erën e keqe të djersës.

2. Lahuni me sapun antibakterial tërësisht natyral

Kur bakteret në lëkurën tuaj përzihen me djersën, ky bashkim prodhon një aromë shumë të keqe.Ndaj mënyra më e lehtë për të hequr qafe erën e keqe është të luftoni burimin: bakteret.

Sapuni me përbërje plotësisht natyral është ideali për t’i sulmuar. Shmangni sapunët me përbërje kimikate.

4. Thahuni tërësisht

Bakteret lulëzojnë në lagështi ndaj mundohuni të thani trupin plotësisht pas dushit apo notit.

5. Përdorni deodorant probiotik

Probiotikët janë baktere të mira që pengojnë rritjen e baktereve të këqija. Përdorimi i një deodoranti probiotik është çelësi për të hequr qafe erën e trupit.

6. I kushtoni më shumë kujdes rutinës suaj të larjes

7. Përdorni uthull molle, lëng limoni ose lajthi

Këto produkte natyrale përmbajnë veti antiseptike që vrasin bakteret dhe balancojnë nivelin e pH të lëkurës tuaj. Aolikimi i tyre në lëkurën tuaj do t’iu ndihmojë padyshim.

8. Kujdes çfarë hani

Kujdes këtë listë të ushqimeve:

Ushqime pikante, hudhëra dhe qepa, mish i kuq, ushqimet e konservuara, perime me squfur si brokoli, lakra dhe lulelakra, teprica e kafeinës dhe alkoolit.

 

Link: https://thompsontee.com/blog/how-to-get-rid-of-body-odor/

Burimi i fotos: freepik.com