Lifestyle

5 arsyet e dhimbjes gjatë seksit tek femrat dhe si t’i shmangni ato

Ka disa faktorë që ndikojnë në shëndetin dhe dëshirat seksuale të një gruaje si ndryshimet hormonale, shtatzënia, menopauza, etj. Megjithatë, ajo që e bën seksin të padëshirueshëm për shumicën e grave është dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale. Këtu janë disa arsye të zakonshme që mund të çojnë në dhimbje gjatë seksit tek gratë dhe si t’i shmangni ato:

1. Thatësi vaginale: Mungesa e lubrifikimit natyral është një nga arsyet e zakonshme të dhimbjes gjatë seksit tek gratë.

Çfarë mund të bëni: Përdorni një lubrifikant me bazë uji për të hidratuar zonën përpara se të bëni seks.

2. Infeksionet vaginale: Infeksionet mykotike në vaginë janë shkaku kryesor i dhimbjes gjatë seksit.

Çfarë mund të bëni: Kremrat dhe antibotikët e këshilluar nga mjekur që trajtojnë infeksionet vaginale mund të jenë të dobishëm.

3. Lëndimi i vaginës: Një çarje në vaginë për shkak të lindjes natyrale ose një të ndonjë shkaku mund ta bëjë seksin të dhimbshëm pas lindjes.

Çfarë mund të bëni: Bëni një pushim nga seksi nëse vagina juaj nuk është shëruar plotësisht.

4. Vaginismus: Në këtë gjendje vagina kalon në spazmë ndërsa penisi përpiqet të depërtojë brenda. Kjo është një gjendje e pavullnetshme ku shkaku i spazmës është kryesisht një traumë e mëparshme, dhimbje ose faktorë të tjerë fiziologjikë.

Çfarë mund të bëni: Ka shumë terapi si teknikat e relaksimit, për të ndihmuar në relaksimin e muskujve vaginalë gjatë marrëdhënieve seksuale.

5. Probleme të tjera femërore: fibroidet, cistat në vezore, endometrioza, sëmundjet inflamatore të legenit dhe shtatzënia ektopike mund të shkaktojnë dhimbje gjatë penetrimit të thellë. Përveç kësaj, sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të jenë gjithashtu problem gjatë marrëdhënieve.

Çfarë mund të bëni: Shumica e këtyre problemeve do të kishin nevojë për kontrolle dhe ndërhyrje mjekësore.

 

Linku: https://www.thehealthsite.com/sexual-health/5-reasons-for-pain-during-sex-in-women-da1214-254220/

Burimi i fotos: pexels.com