ShowBiz

‘Kërkoi 120 mijë euro’, Loredana reagon pas ‘Alba Festival’

Alba Festival është një nga koncertet më të mëdha që ka bërë bashkë artistët në skenë.

“Alba Festival” mbahet në Zvicër dhe këtë vit u zhvillua në datat 2 dhe 3 korrik.

Në skenën e tij këtë vit u ngjitën disa emra të rëndësishëm të muzikës si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Tayna, Ledri Vula, Kida, Dhurata Dora, ndërkohë ra në sy mungesa e Loredanës.

Këngëtarja duket se nuk ka marrë pjesë për shkak të shumës së kripur që ka kërkuar.

Arsyeja e mungesës së saj është bërë e ditur nga vetë reperja në Instagram, ku u shpreh se do duheshin 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj.

Këngëtarja ka reaguar me një postim me lekë në duar pas mungesës së saj në festival.

Linku: https://www.instagram.com/stories/loredana/2875113090908925436/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/loredana/