ShowBiz

A është Amber Heard në listën e zezë në Hollywood? Flet ish-agjenti i saj

Amber Heard është një nga aktoret më të urryera të momentit për shkak të gjyqit mediatik me Johnny Depp.

Në mediat sociale nisën të qarkullojnë fjalë mbi një listë të zezë të supozuar nga disa producentëve në Hollywood.

Thashethemet thonë se Heard nuk do të marrë pjesë në disa nga projekte të ndryshme të kinematografisë.

Ish-agjenti i Amber Heard, Jeffrey Nightbyrd, siguroi se aktorja do të fillojë të prodhojë filma pasi askush në industrin e filmit nuk do të dëshirojë të nënshkruajë me të.

“Askush nuk do ta prodhojë atë, kështu që ajo duhet të prodhojë të sajën. Unë do të vë bast se një ditë Amber do të prodhojë dhe drejtojë një film me një koncept origjinal”, tha Jeffrey Nightbyrd.

Jeffrey Nightbyrd filloi të punonte me Amber Heard kur aktorja ishte 17-vjeçare.

Nightbyrd dhe Heard ndërprenë lidhjen e tyre profesionale përpara se ajo të merrte pjesë në Aquaman, në 2018.

Nightbyrd shtoi se Amber Heard do të zhvillojë një pozicion të ri që do të sfidojë të menduarit konvencional, duke krahasuar të ardhmen me projektet e Johnny Depp.

“Johnny Depp ka punuar në shumë projekte domethënëse për një vit e gjysmë të fundit.Amber u kap tek mendimi se paratë ishin qëllimi. Ajo duhet të mësojë nga ata njerëz”, përfundoi ai.

 

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/movies/2022/07/06/62c4bf6c46163f7b858b4592.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CY9eGEUJ3YB/?utm_source=ig_web_copy_link