ShowBiz

DJ Dagz feston ditëlindjen, Einxhel i dedikon fjalë zemre

DJ Dagz feston sot ditëlindjen e tij të 30-të.

Ai ka marrë urime nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e vet.

Nuk ka munguar as urimi i partneres së tij, Einxhel Shkira.

Dagz dhe Einxhel u njohën gjatë emisonit Big Brother Vip, nga ku dolën si çift.

Në postimin e saj në Instagram, Einxhel shkruan se:

“Për banorin tim të preferuar në gjithë Universin:
Ndoshta të gjithë e din historinë tonë…por sërisht nuk din mjaftushem! Ndoshta kam dështuar ta shpreh dashurinë aq bukur sa ti por nuk kam deshtuar në atë që ndjej…Për herë të parë ndjej komplotin e perëndive që unë të jem me ty e ti me mua, ndjej që si sot 30 vite më parë ke ardh në këtë botë për të më ndryshuar jetën. Ndjej që kam humbur shumë lumturi në vitet pa ty por e di që do e kompesojmë. Kaq pak kohë dhe sërisht më duket sikur të njoh prej më shumë se një jete…e sërisht mendoj që me kishe munguar aq shumë ,e sërisht më merr malli për ty aq shumë çdo sekond qe stë kam diku verdall të të torturoj. Stë premtoj dot që sdo ketë ditë që do të dukem një makth por të premtoj se çdo ditë do mundohem të jem ëndrra jote më e bukur…do mundohem që vitet në vijim ëndrrat e tua të bëhen realitet. Uroj të jesh gjthmonë i lumtur,uroj të lumturojmë bashk me çfarë Zoti na dhuroi, uroj të arrish yjet me dy duar, uroj të kesh jetën e gjatë sepse unë skam ndërmend të jetoj pak, dhe skam ndërmend të jetoj asnjë ditë më pa ty.

Gëzuar ditëlindjen!

Të dua bebe.”

Linku: https://www.instagram.com/p/CfpYXwPDAoP/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbvE5AYtmfy/