ShowBiz

Egli Tako vjen me një super hit që do të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut

 

Egli Tako është një nga zërat më të veçantë të estradës sonë muzikore.

Këngëtarja edhe pse në një moshë relativisht të re numëron pafund momente suksesi në karrierën e saj.

Egli ka ardhur me një projekt surprizë për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.

Projekti titullohet “Si dje”.

Edhe pse ka pak kohë që është lançuar kënga ka arritur të rrëmbej menjëherë zemrat e publikut.

Projekti është mjaft i kuruar nga videoklipi deri tek teksti i veçantë dhe ritmet verore.

Si çdo projekt tjetër edhe ky i fundit padiskutim që do të shënojë një tjetër sukses për këngëtaren.

Për të dëgjuar këngën klikoni linkun: https://youtu.be/MaiL9WTS_iw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eglitakoooo/