ShowBiz

Krisje e miqësisë së tyre! Nicki quan “klloun” Kanye në mes të performancës së saj

Nicki Minaj me sa duket e quajti Kanye West një “klloun”, në festivalin e Kulturës Essence.

Gjatë performancës së saj në festival, reperja 39 vjeçare, i tha DJ-së së saj që të hiqte nga priza “Monster”, një këngë për të cilën ajo punoi me West në 2010.

“Unë jam “Monster” dhe ne nuk ndeshemi me kllounët,” i shpjegoi ajo turmës, përpara se të ndryshonte temën dhe të thoshte se donte t’i bënte një thirrje New Orleans.

Është mjaft interesante se ky reagim i papritur erdhi pikërisht në të njëjtën ditë kur Cardi B publikoi këngën e saj të re “Hot S–t”, e cila përfshin dhe West.

Siç e dimë shumë mirë nga e kaluara dy këngëtaret e famshme kanë pasur mjaft konflikte mes tyre.

Megjithëse është ende e paqartë pse Minaj zgjodhi ta quaj ashtu Kanye gjatë performancës së saj.

Disa fansa nisën të spekulonin se të dy kishin një grindje së bashku.

Dy reperët fillimisht pritej të publikonin këngën në albumin e anuluar “Yandhi”, i cili u anulua dhe u zëvendësua me albumin e West “Jesus is King”.

Minaj foli në vitin 2019 për bashkëpunimin e shumëpritur të “New Body” me West, duke thënë në atë kohë se ajo dhe reperi nuk po e “shikonin sy për sy”.

Minaj më pas pranoi se kishte një tension mes dy artistëve dhe këngës së tyre të papublikuar në një intervistë të shkurtit.

Linku: https://pagesix.com/2022/07/05/nicki-minaj-calls-kanye-west-a-clown-stops-monster-during-festival/

Burimet e fotove: https://www.instagram.com/p/Cba60bAPmFI/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CPunv7Ohcro/?utm_source=ig_web_copy_link