ShowBiz
oooooooooo

Pas sherrit me BMT, Stresi reagon në formë të prerë

Stresi është një nga reperët më të zhurmshëm të estradës. Këngëtari është përfshirë në një sherr me Arben Simoni i njohur me nofkën BMT.

Së fundmi Stresi ka reaguar mbi videon e sherrit e cila ka pushtuar mediat.

Ai ka sqaruar arsyen pse e ka rrahur atë.

‘Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi.

Linku: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stresi/