Dalina Buzi është një nga producentet më njohura në botën e televizionit shqiptar.
Edhe pse shfaqet e rezervuar rreth jetës së saj private, ajo është aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit çaste nga dita e saj.
Së fundmi Dalina ka lejuar që vajza e saj t’i përgjigjet disa pyetjeve në Instagram nga ndjekësit.
Pyetur se cila është gjëja që do më pak te e ema ajo është përgjigjur se nuk e pëlqen faktin se asaj “nuk i pëlqen vetja”.
Dalina i është përgjigjur këtij komenti duke thënë se e bija nuk është bërë ende viktimë e persioneve dhe gjykimeve sociale.
Ajo është shprehur se vjen vërdall shtëpisë duke përsëritur shprehjet “sa jam shëndoshur”, “jo do bëj këtë”, “jo do rregulloj atë” , duke u shfaqur si një person i pakënaqur nga vetja.
Linku: https://www.instagram.com/stories/dalinabuzii/2877792086306322214/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeRhbhHt1-T/